Dy gola të shpejtë në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid befasohet nga Sociedad (video)
26 Gusht 2026 21:54 Telesport Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Real Sociedadit është mbyllur në barazim 1-1. Në sfidën që po luhet në “Santiago bernabeu”, vendasit e nisën vrullshëm, duke iu afruar golit që në minutën e 7-të, por goditja e Kylian Mbappe u ndal nga Alex Remiro. Ishte minuta e 40-të kur erdhi goli i parë i takimit. Pas një asisti maestral të Federico Valverde, ishte Kylian Mbappe ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë për francezin në këtë sezon të ri në La Liga. SHIKOGOLINEMBAPPE Megjithatë, reagimi i baskëve ishte shumë i shpejtë, duke barazuar shifrat në minutën e 44-të, me Luka Sucic, i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe nuk e pati të vështirë të mposhtë...
Burimi:
telesport.al