Dështoi sezonin e kaluar dhe nuk luajti asnjë minutë ndaj Frosinone, Juventus pret një “nder të madh” nga Atletico
26 Gusht 2026 20:38 Telesport Duke qenë se Julian Alvarez do të jetë në lojë deri në minutat e fundit të merkatos dhe Alexander Sorloth nuk bind plotësisht dhe për momentin është i dëmtuar, Atletico Madrid është e detyruar të transferojë me patjetër një sulmues këto ditë të mbetura të merkatos. Emri që po përlfitet më shumë dhe që duket më i arritshëm është ai i Jonathan David. Kanadezi nuk është se pati një sezon të kaluar për t’u mbajtur mend te Juventus dhe po ashtu mungoi në ndeshjen e parë të këtij sezoni të ri, në transfertën ndaj Frosinone. Si sulmuesi kanadez edhe vetë klubi janë të hapur për largimin e tij këtë verë, por gjithmonë nëse plotësohen kërkesat ekonomike për të dy palët....
Burimi:
telesport.al