Xavi emocionohet nga surpriza e ish-trajnerit gjatë prezantimit te Holanda

Xavi emocionohet nga surpriza e ish-trajnerit gjatë prezantimit te Holanda

26 Gusht 2026 20:28 Telesport Xavi Hernandez u prezantua së fundmi si trajneri i ri i Holandës. Gjatë prezantimit, për Xavi-n pati një surprizë emocionuese nga ish-trajneri i tij te Barcelona, Frank Rijkaard, me të cilin fitoi Champions League në vitin 2006. “Përshëndetje, Xavi. Emërimi yt në krye të stolit të Holandës është një lajm fantastik dhe një surprizë e mrekullueshme! Ke qenë një lojtar i shkëlqyer, një nga më të mirët në botë, dhe gjithmonë kam menduar se mund të bëhesh edhe një trajner i shkëlqyer. Nuk dyshoj në talentin tënd dhe të uroj më të mirën nga thellësia e zemrës sime në këtë kapitull të ri të karrierës tënde. Paç fat. Ciao, maestro”, ishte mesazhi i Rijkaard. I prekur dukshëm nga këto fjalë...