Kuvendi nis rrugëtimin e ri, sfidë zgjedhja e presidentit brenda afatit
Kuvendi i Kosovës pritet të konstituohet sot në një seancë plenare që nis në orën 10:00, në ditën e fundit të afatit kushtetues për përfundimin e këtij procesi. Me këtë hap hapet rruga për formimin e institucioneve të reja, por paralelisht shtohen dilemat për funksionimin e pozitës së presidentit. Pas mbledhjes së deputetëve, procedurat fillojnë me krijimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve. Pas miratimit të raportit të tij, deputetët do të japin betimin, ndërsa më pas pritet të nisë gara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, sfida më e madhe mund të shfaqet pas formimit të institucioneve të reja, veçanërisht në lidhje me ushtruesin e detyrës së presidentit. Ata rikujtojnë se neni 90 i Kushtetutës kufizon këtë...
Burimi:
kultplus.com