Pas tetë vitesh, rikthehet te pronari gravura e vjedhur e Pablo Picassos

Pas tetë vitesh, rikthehet te pronari gravura e vjedhur e Pablo Picassos

Një gravurë e Pablo Picasso, e vjedhur nga një galeri arti në Milwaukee të SHBA-së në vitin 2018, është gjetur dhe rikthyer tetë vjet më vonë, në një histori të pazakontë që përfundoi falë një banori vendas. Vepra, “Torero”, e vitit 1949, është një nga vetëm 30 gravurat e njohura të kësaj serie të realizuar nga Picasso. Ajo i përkiste Bill DeLind, pronar i “DeLind Fine Art Appraisals” në Milwaukee, Wisconsin. Kur u vodh më 16 shkurt 2018, vlera e saj vlerësohej nga 35 mijë deri në 50 mijë dollarë. Sot, sipas raportimeve, ajo besohet se arrin të paktën vlerën e sipërme të këtij vlerësimi. Rikthimi i veprës erdhi krejt papritur. Tim Dertz, një pronar apartamentesh në Milwaukee, e gjeti gravurën të varur në banesën...