Ministria e Kulturës reagon për Qendrën Historike të Prishtinës: Është nën mbrojtje që nga viti 2020

Ministria e Kulturës reagon për Qendrën Historike të Prishtinës: Është nën mbrojtje që nga viti 2020

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për masat e zbatimit të Ligjit për Trashëgimi Kulturore në Qendrën Historike të Prishtinës, duke theksuar se ajo është nën mbrojtje që nga viti 2020. Ministria sqaron se me përfshirjen e Qendrës Historike të Prishtinës nën mbrojtje janë përcaktuar edhe kufijtë e asetit, përkatësisht perimetri dhe zona mbrojtëse përreth tij. Sipas institucionit, duhet bërë dallimi ndërmjet statusit të mbrojtjes dhe Planit të Konservimit. Statusi i mbrojtjes, siç theksohet në reagim, i ka paraprirë Planit të Konservimit dhe përcakton regjimin që duhet respektuar për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Ndërkaq, Plani i Konservimit është instrumenti profesional dhe planifikues që përcakton mënyrën e trajtimit, ruajtjes dhe konservimit të këtyre vlerave. Ministria i referohet Rregullores...