Kosova eliminohet nga volejbolli në Taranto 2026, humb 3:0 ndaj Turqisë

Kosova eliminohet nga volejbolli në Taranto 2026, humb 3:0 ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, pas humbjes në ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë. Vajzat kosovare u mposhtën me rezultat 3:0, me setet që përfunduan 25:17, 25:17 dhe 25:18, përcjell KultPlus. Pavarësisht rezultatit, Kosova pati momente të mira gjatë takimit dhe, me më shumë fat e qetësi në disa faza të lojës, mund të kishte marrë të paktën një set. Me këtë rezultat, Kosova e ka mbyllur paraqitjen në Taranto në vendin e tretë të grupit, pas Turqisë dhe Greqisë. Në fazën e grupeve, volejbollistet kosovare arritën të shënojnë fitore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Algjerisë, duke përfunduar para tyre në renditje. Edhe pse nuk arriti të sigurojë një vend në gjysmëfinale,...