“Mimoza Llastica” rikthehet në ekran: Arkivi i Filmit po restauron 24 filma

“Mimoza Llastica” rikthehet në ekran: Arkivi i Filmit po restauron 24 filma

Në korridoret e Arkivit të Filmit, mes skedarëve dhe materialeve që ruajnë dekada histori, kuptohet se një pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë është shkruar përmes imazhit. Dhjetëra filma, qindra dokumentarë, regjistrime institucionesh dhe kujtime të panumërta ruhen ende në arkiva, por në formate që për brezat e rinj duken gjithnjë e më të largëta. Teknologjia që zhvillohet me ritme të shpejta po i jep kësaj pasurie një jetë të dytë. Përmes proceseve të restaurimit dhe digjitalizimit, materialet e vjetra po shpëtohen nga degradimi dhe po bëhen sërish të aksesueshme për publikun. Deri më tani janë restauruar 24 filma, ndërsa një prej projekteve më të fundit është “Mimoza Llastica”, i cili do të jetë pjesë e programit të Tirana Film Festival. Filmi i është nënshtruar...