Edhe në arrati nuk iu mbyllën dyert e tenderave, kompania e Ermal Beqirit fitoi kontratë në KESH, procedura u…
Kompania “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ka fituar një tjetër kontratë publike, këtë herë nga KESH. Procedura, me vlerë rreth 10 mijë euro, lidhet me mirëmbajtjen e sistemit financiar të KESH-it. Tenderi është zhvilluar në një kohë kur Beqiri ishte në kërkim nga autoritetet, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e tenderave të AKSHI-t. Ndërkaq, personi përgjegjës për procedurën pranë KESH-it ka qenë Joana Bushi, ish-bashkëpunëtore e afërt e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Të dhënat e zbuluara së fundmi treguan qartësisht se biznesmeni në arrati, Ermal Beqiri, është shumë i dhënë pas jetës luksoze. Prokuroria e Posaçme beson se shpenzimet e tij për avionë privatë e kështjellë në Francë kanë si burim tenderat e manipuluar në Agjencinë...
Burimi:
sot.com.al