Belinda Balluku e bëri drejtor të Autoriteti Portual të Durrësit, Liburn Aliu vihet nën hetim nga Prokuroria Speciale..

Belinda Balluku e bëri drejtor të Autoriteti Portual të Durrësit, Liburn Aliu vihet nën hetim nga Prokuroria Speciale..

Liburn Aliu, është paraqitur këtë të mërkurë (dje) në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku po merret në pyetje lidhur me dyshimet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Aliu, i cili sot drejton Autoritetin Portual të Durrësit dhe që akuzohet nga opozita si “ushtar” i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, është paraqitur ditën e djeshme para prokurorëve specialë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa drejtësia në Kosovë vijon hetimet për veprimtarinë e tij gjatë kohës kur mbante postin e ministrit. Por, ndërsa në Kosovë përballet me pyetjet e Prokurorisë Speciale, në Shqipëri Liburn Aliu vazhdon të mbajë një prej posteve të rëndësishme në administratën publike. Ai u emërua në tetor të vitit 2025 në krye të Autoritetit Portual të Durrësit, një detyrë e marrë me vendim të qeverisë së kryeministrit...