Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

Sondazhi: 48% e shqiptarëve fajësojnë korrupsionin dhe ndërtimin e dobët për problemet me rrugët

Pothuajse gjysma e shqiptarëve besojnë se problemet me rrugët dhe tunelet në vend janë pasojë e ndërtimit të dobët, korrupsionit dhe mungesës së mirëmbajtjes. Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar, 48% e të anketuarve i konsiderojnë faktorët njerëzorë si shkakun kryesor të dëmtimeve në infrastrukturë. Vetëm 18% mendojnë se problemet lidhen kryesisht me fatkeqësitë natyrore, ndërsa 33% besojnë se ato janë rezultat i kombinimit të faktorëve njerëzorë dhe fenomeneve natyrore. Në total, 81% e qytetarëve përfshijnë faktorët njerëzorë në shpjegimin e problemeve, qoftë si shkaku kryesor apo si një nga shkaqet. Sondazhi tregon se banorët e Tiranës janë më kritikët ndaj cilësisë së punimeve dhe administrimit të infrastrukturës. Në kryeqytet, 54% fajësojnë kryesisht ndërtimin e dobët, korrupsionin dhe mungesën e mirëmbajtjes, krahasuar...