Bilanci i zjarreve në Shqipëri: Pesë vatra ende aktive, mbi 34 hektarë të djegur
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 vatra zjarri në të gjithë vendin. Prej tyre, pesë vatra vijojnë të jenë ende aktive, ndërsa pjesa tjetër është shuar ose izoluar. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe një avion “Air Tractor”. Në zonën e Dajtit vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Situata në Mallakastër po shkon drejt stabilizimit falë operacionit të koordinuar të forcave zjarrfikëse dhe mjeteve ajrore. Katër familje në këtë zonë janë evakuuar përkohësisht për arsye sigurie. Vatrat në Elbasan, Berat, Dibër dhe Gjirokastër janë vënë nën kontroll...
Burimi:
gijotina.com