Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haziri: Presidenti mbetet kërkesë e jona

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haziri: Presidenti mbetet kërkesë e jona

Kosova E Enjte, 6 Gusht 2026 10:36 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, para se të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ka folur për negociatat që ky subjekt politik po i zhvillon me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje qeverisëse. “Duhet të normalizohet jeta në Kosovë, të punohet në mënyrë më agresive, në një agjendë më zhvillimore dhe që Kosovës i jep mundësi. Takimet janë të hapura, do të vazhdojnë në çdo kohë. Nuk ka orar determinues dhe 24/7 do të punohet për të arritur këtë qëllim. Krejt në fund është vullnet politik”, ka thënë Haziri. Kurti dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë takuar disa herë deri tani, por nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për formimin e institucioneve të vendit. Haziri nguli këmbë se...