Eqrem Çabej, kolosi i gjuhësisë shqiptare që ia kushtoi jetën historisë së shqipes
Më 6 gusht 1908 lindi Eqrem Çabej, një nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare, studiuesi që ia kushtoi jetën kërkimit shkencor mbi historinë e gjuhës shqipe, letërsinë, folklorin, etnologjinë dhe kulturën shqiptare. I lindur në Gjirokastër, Çabej kreu studimet e larta për filologji në Universitetin e Vjenës, ku u specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane. Formimi i tij në një nga qendrat më prestigjioze akademike të Evropës do të shënonte fillimin e një karriere që e vendosi në mesin e albanologëve më të rëndësishëm të shekullit XX, shkruan KultPlus. Në Universitetin e Vjenës ai pati fatin të mësonte nga profesorë të njohur të kohës, mes tyre edhe albanologu Norbert Jokl, të cilin më vonë do ta konsideronte mësuesin e tij. Pas vdekjes së Joklit,...
Burimi:
kultplus.com