“Një histori kafeje”, frymëzuar nga kantata e Johann Sebastian Bach, në Teatrin Metropol
“Një histori kafeje” vjen si një mbrëmje e veçantë artistike në teatrin Metropol në Tiranë, frymëzuar nga kantata e famshme Coffee Cantata (BWV 211) e Johann Sebastian Bach. Këtë mbrëmje një koncert-teatër, që ndërthur muzikën baroke, teatrin dhe narracionin skenik në një udhëtim plot elegancë, humor dhe finesë artistike. Përmes muzikës, interpretimit dhe elementeve vizuale, publiku do të udhëtojë drejt kafeneteve të Leipzig-ut të shekullit XVIII, ku kafeja, arti dhe biseda kultivonin jetën shoqërore e kulturore të kohës. Ekipi artistik i kësaj mbrëmje është: regjia Sonila Kapidani, dramaturg Shkëlzen Berisha, pianist dhe konceptimi muzikor- Milen Nikolla, soprano – Fiona Thaçi, bas/bariton- Klejdi Qose dhe tenor Neron Kacerja, skenografia dhe kostumet nga Armela Demaj. Teatri Metropol bën me dije se hyrja është e lirë për të...
Burimi:
sot.com.al