Porto Palermo, aty ku historia u takua me muzikën dhe dialogun ndërkombëtar
Kalaja e Porto Palermos u kthye mbrëmjen e kaluar në një skenë ku historia, muzika, arti dhe idetë bashkëkohore u takuan në një atmosferë ndërkombëtare. Në këtë hapësirë të veçantë u zhvillua “World Changers Porto Palermo 2026”, një aktivitet që solli në vëmendje dialogun ndërkulturor, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në qendër të mbrëmjes ishin panelet e diskutimit me pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, duke krijuar një hapësirë shkëmbimi mes akademikëve, artistëve, inovatorëve, drejtuesve të institucioneve dhe vendimmarrësve. Një prej momenteve të veçanta ishte prezantimi premierë i librit “World Federal Constitutionalism and Technologies of Power in the Quantum Era”, me bashkautorë prof. Gabriele Pao-Pei Andreoli dhe Alberto Contu, duke sjellë në Porto Palermo edhe diskutimin mbi transformimet që teknologjia dhe zhvillimet e reja po sjellin në...
Burimi:
kultplus.com