“Arushi hap tokë të re”, një tjetër film i Kinostudios që i shpëton kohës
Pas 47 vitesh, një tjetër vepër e animacionit shqiptar po përgatitet të rikthehet në jetë. Filmi vizatimor “Arushi hap tokë të re”, realizuar në vitin 1979, do të restaurohet në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”, duke iu bashkuar përpjekjes për të ruajtur dhe rikthyer në vëmendje pasurinë e kinematografisë shqiptare. Filmi është pjesë e fondit të filmave të animuar të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe mban regjinë dhe pikturën e Tonin Vuksanit. Me skenar të Naum Priftit dhe muzikë të kompozitorit Gjon Simoni, vepra i përket një periudhe të rëndësishme të historisë së animacionit shqiptar. Restaurimi do të realizohet me mbështetjen e Endri Haxhiut, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili është bërë pjesë e nismës që synon...
Burimi:
kultplus.com