Pas “Odisesë” së Nolanit: Pesë filma që ju zhytin në mitologjinë greke
Me interesin e madh që ka ngjallur filmi “Odissea” i Christopher Nolan, është momenti ideal për të zbuluar ose për të rishikuar disa prej filmave më të njohur që janë frymëzuar nga mitologjia greke. 1. “Troy” (2004) Filmi me protagonist Brad Pitt, në rolin e Akilit, tregon historinë e Luftës së Trojës dhe përplasjen mes grekëve dhe trojanëve. Në qendër të historisë janë disa nga figurat më të famshme të mitologjisë greke, si Akili, Hektori dhe Paridi. Filmi ndërthur legjendën me një qasje më realiste dhe spektakolare ndaj luftës së lashtë. 2. “300” (2006) Një nga filmat më spektakolarë të frymëzuar nga historia dhe legjendat e Greqisë së lashtë. “300” tregon historinë e mbretit Leonida të Spartës dhe 300 luftëtarëve spartanë që përballen me ushtrinë...
Burimi:
kultplus.com