Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i kategorisë së parë
Kulla e Turanit, monument kulture me vlera historike dhe arkitektonike për shkak të dëmtimeve i është nënshtruar një ndërhyrjeje restauruese. Ministri Blendi Gonxhja thotë se projekti synon të ruajë origjinalitetin dhe të forcojë strukturën e monumentit, duke garantuar mbrojtjen e tij për brezat e ardhshëm. “Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i kategorisë së parë, i vendosur në fshatin Turan, në qarkun e Korçës, një dëshmi e çmuar e trashëgimisë sonë historike dhe arkitektonike. Investimi financohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), ndërsa projekti i restaurimit është hartuar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë. Ndërhyrja synon ruajtjen e origjinalitetit dhe forcimin strukturor të monumentit, duke i dhënë jetë të re kësaj pasurie kulturore dhe duke siguruar mbrojtjen e saj...
Burimi:
sot.com.al