Coco Chanel, 143 vjet nga lindja e ikonës së modës
Sot shënohen 143 vjet nga lindja e Coco Chanel, një prej figurave më të rëndësishme në historinë e modës. E lindur më 19 gusht 1883 në Saumur të Francës, Chanel ndërtoi një emër që do të bëhej simbol i elegancës dhe stilit francez. Në fillim të viteve 1910, ajo themeloi shtëpinë e modës Chanel dhe solli një qasje të re në veshjen e grave, duke promovuar modele më të thjeshta, praktike dhe të përshtatshme për gruan moderne. Në vitet 1920 krijoi edhe “fustanin e vogël të zi”, ndërsa në vitin 1922 lançoi parfumin e famshëm Chanel Nº 5. Chanel u nda nga jeta më 10 janar 1971 në Paris, por emri dhe trashëgimia e saj vazhdojnë të kenë ndikim të madh në industrinë e modës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com