Një ekzemplar i rrallë i “Le Nouveau Testament” ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Një ekzemplar i rrallë i “Le Nouveau Testament” ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Në Koleksionet e Veçanta të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” ruhet një ekzemplar i rrallë i veprës “Le Nouveau Testament”, botuar në vitin 1668 në gjuhën frënge. Botimi përbën një dëshmi të rëndësishme të historisë së librit dhe kulturës fetare të Evropës së shekullit XVII. Përveç tekstit të Dhiatës së Re, ekzemplari përmban edhe psalme me notacion muzikor, lutje kishtare, katekizmin dhe Rrëfimin e Besimit të traditës protestante të Gjenevës. Vepra tërheq vëmendjen edhe për pamjen e saj, me lidhje në lëkurë maroku, dekorime të arta, faqe të praruara dhe elemente tipografike karakteristike të periudhës. Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky ekzemplar paraqet një pasuri me rëndësi për historinë e shtypit, kulturën fetare dhe artin evropian të libërlidhjes./KultPlus.com