Nis në Shkodër edicioni i dhjetë i Za Fest
Nis sot në Shkodër edicioni i dhjetë i Za Fest, një festival muzikor nën drejtimin e ideatorit të tij, kantautorit Vlashent Sata. Një festival i themeluar në 2017-ën, me synimin për të promovuar kulturën shqiptare përmes muzikës, artit, letërsisë etj, fillimisht Za Festi u zhvillua në Theth, duke e shndërruar peizazhin alpin në një skenë natyrore ku ndërthureshin muzika, legjendat dhe tradita shqiptare. Me kalimin e viteve, festivali është zgjeruar edhe në zona të tjera të Shkodrës, si Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës dhe hapësira të tjera me vlerë historike e kulturore. Në këtë përvjetor të rëndësishëm Za Fest do të zhvillohet në 23, 24 dhe 25 korrik, në Muzeun Historik dhe në Kalanë e Shkodrës. Ashtu si edhe në edicionet e kaluara,...
Burimi:
kultplus.com