Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

Media spanjolle “Skyscanner” e ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve më të lira në botë për pushime, duke e cilësuar si një prej zgjedhjeve më të mira për turistët që kërkojnë të kombinojnë çmimet e përballueshme, peizazhet mbresëlënëse dhe përvojat autentike. Në artikullin kushtuar destinacioneve më ekonomike në botë, “Skyscanner” fton turistët, të zbulojnë vende që ia vlen të vizitohen sa më parë, duke theksuar se udhëtimi me një buxhet të kufizuar nuk nënkupton përvoja më pak cilësore.  Sipas medias spanjolle, disa prej destinacioneve më tërheqëse të planetit vazhdojnë të jenë edhe ndër më të përballueshmet, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, Amerikës së Veriut dhe në disa rajone të Azisë. Në listën e publikuar nga “Skyscanner”...