Mozaikët e Butrintit hapen për vizitorët gjatë verës
Mozaikët e rrallë të Butrintit po mirëpresin vizitorët gjatë kësaj periudhe, duke ofruar një mundësi për të parë nga afër vlerat e trashëgimisë kulturore. Hapja e tyre bëhet në kuadër të punës për ruajtjen dhe kujdesin ndaj këtyre veprave. Parku kombëtar i Butrintit bën me dije se mozaikët do të qëndrojë të ekspozuar deri në javën e parë të muajit që vjen për vizitorët. “Gjatë këtij muaji, disa prej mozaikëve të parkut kombëtar të Butrintit janë të hapur për vizitorët dhe do të qëndrojnë të ekspozuar deri në javën e parë të gushtit. Hapja e tyre është pjesë e një procesi të kontrolluar konservimi, që përfshin inspektimin, dokumentimin, pastrimin, ndërhyrjet mirëmbajtëse dhe monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes së tyre”, thuhet nga parku kombëtar i Butrintit,...
Burimi:
sot.com.al