“Michael 2”, xhirimet pritet të nisin së shpejti

“Michael 2”, xhirimet pritet të nisin së shpejti

Biopic-u “Michael”, tashmë i disponueshëm në disa platforma, përfshirë Prime Video, pati një sukses të jashtëzakonshëm në kinema, duke arkëtuar mbi një miliard dollarë në mbarë botën. Prandaj nuk është aspak surprizë që, siç paralajmëruan edhe titrat përfundimtarë të filmit të parë, po përgatitet një kapitull i dytë mbi jetën e Michael Jackson-it, i interpretuar në ekran nga nipi i tij i vërtetë, Jaafar Jackson. Produksioni i vazhdimit pritet të nisë në fund të këtij viti ose, më së voni, në fillim të vitit 2027. Filmi më pas mund të mbërrijë në kinematë e gjithë botës gjatë gjysmës së parë të vitit 2028. Për çfarë do të flasë “Michael 2”?Me shumë gjasa, filmi do ta rifillojë rrëfimin aty ku u ndërpre pjesa e parë, pra...