“Melia” pret “Albanian Youth”! Koncerti i të rinjve nga Shqipëria e Kosova, nën drejtimin e mjeshtrit Shlomo Mintz
Mbrëmjen e së premtes, në ambientet e Hotel Melia në Durrës, u zhvillua koncerti i Albanian Youth Chamber Ensemble, nën drejtimin e violinistit dhe dirigjentit të njohur Maestro Shlomo Mintz, me pjesëmarrjen e muzikantëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova. Koncerti u mbajt në kuadër të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës dhe solli një interpretim të veçantë të koncerteve të Antonio Vivaldit për dy, tre dhe katër violina. Maestro Shlomo Mintz vlerësoi angazhimin e të rinjve, duke theksuar se rruga drejt suksesit kërkon punë të vazhdueshme. “Kam punuar për disa ditë me këta të rinj dhe ky është viti i dytë që vij në këtë festival në Durrës. Të rinjtë e kësaj orkestre duhet të punojnë më shumë dhe të...
Burimi:
vizionplus.tv