Mbrëmje operistike në Korçë, “Nga Rossini tek Puçini” në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”
Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë mirëpriti koncertin “Nga Rossini tek Puçini”, një mbrëmje artistike që solli për publikun korçar magjinë e operës italiane dhe kryeveprat e saj më të njohura. Koncerti u konceptua si një udhëtim muzikor në historinë e operës, duke përfshirë pjesë të përzgjedhura nga kompozitorët më të mëdhenj italianë. Interpretimet e artistëve përcollën emocione të veçanta dhe rikthyen atmosferën e epokës së artë të muzikës klasike Në skenë u ngjitën tenori italian Francesco Cortese, basi Hektor Leka, sopranot Ester Troja dhe Gledia Zhilla, të cilët sollën performanca të vlerësuara nga publiku. Artistët u shoqëruan në piano nga Nikolin Kalo, duke krijuar një harmoni të veçantë mes zërave dhe interpretimit instrumental. “Jam i nderuar që ngjitem në skenën e këtij...
Burimi:
vizionplus.tv