Arsenali përgatit ofertën e rrallë për ta marrë Vinicius Junior nga Real Madridi, i jep 100% të drejtën e imazhit të tij
Arsenali është gati të bëjë një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere në merkaton e futbollit. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi londinez po përgatit një ofertë zyrtare për yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, duke synuar ta transferojë brazilianin në “Emirates Stadium”. Raportohet se “Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë plot 100 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit. Përveç shumës së madhe të transferimit, Arsenali i ka përgatitur Viniciusit edhe një kontratë katërvjeçare me pagë rreth 25 milionë euro në sezon, ndërsa do t’i japë edhe të drejtat e plota të imazhit, një ofertë shumë e rrallë në futbollin modern. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka konfirmim se oferta është dorëzuar zyrtarisht te Real Madridi. Situata mbetet e hapur, pasi Vinicius...
Burimi:
sportekspres.com