Partizani me 10 lojtarë del me pikë kundër Teutës, super goli i Cenës ndalon Elbasanin

Partizani me 10 lojtarë del me pikë kundër Teutës, super goli i Cenës ndalon Elbasanin

Partizani ia ka dalë të marrë një pikë në përballjen e vështirë kundër Teutës. Teuta e cila ka bërë një merkato fantastike nuk ia doli të fitonte dot kundër të kuqëve. Për më tepër, punët e durrsakëve u lehtësuan kur në minutën e 44, Human u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kallakut. Teuta e provoi me të gjitha mënyrat për të fituar, duke humbur edhe një penallti me Kallakun. Në fund heroi ishte Qirko që mbajti në lojë Partizanin, për të dalë me një pikë. Nga ana tjetër, Laçi ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Elbasanit. Një super gol nga distanca i Cenës në të 85, bëri që goli i Hebajt të mos i sillte tre pikët Elbasanit. /Sport Ekspres/