Lewis Capaldi i jep një tjetër ritëm natës së dytë të Sunny Hill Festival

Lewis Capaldi i jep një tjetër ritëm natës së dytë të Sunny Hill Festival

Dilara Sollova Prishtina kishte hyrë në një tjetër ritëm. Në hapësirën ku prej orësh zërat e artistëve ndërthureshin me muzikën, ku publiku lëvizte nga një skenë në tjetrën dhe ku nata po merrte gradualisht formën e saj, Sunny Hill vazhdonte të ndërtonte një prej atyre mbrëmjeve ku muzika nuk qëndron vetëm në skenë. Ajo shpërndahet në turmë, kalon nga një zë te tjetri dhe, për disa orë, e bën një hapësirë të tërë të duket sikur funksionon me të njëjtin ritëm. Para se vëmendja të përqendrohej te një nga emrat më të mëdhenj të natës, skena kishte kaluar nëpër një varg artistësh që sollën atmosferën deri në pikën ku publiku ishte gati për një tjetër kapitull. Deezy, Artssassin, Halfpint, Hawolf, Rreze, Bana Zaiti, Asgje Sikur...