Zbulohet eliksiri antik i murgjve i ngjashëm me Coca-Cola-n

Zbulohet eliksiri antik i murgjve i ngjashëm me Coca-Cola-n

Një dokument që kishte mbetur i fshehur për më shumë se një shekull është zbuluar gjatë riorganizimit të arkivit të farmacisë së lashtë të manastirit të San Markos në Firence. Sipas të përjavshmes “Toscana Oggi”, dokumenti mund të përmbajë recetën e një eliksiri që konsiderohet një pararendës i Coca-Cola-s. Bëhet fjalë për një fletëpalosje reklamuese të mesit të shekullit XIX, ku përshkruhet një “eliksir veror rigjallërues” i përgatitur me gjethe koka nga Bolivia dhe arrë kola, dy përbërës që shfaqen edhe në formulën historike të “French Wine Coca”, preparati medicinal i krijuar nga farmacisti amerikan John Stith Pemberton, nga i cili më vonë lindi Coca-Cola. Zbulimi u bë nga At Manuel Russo, rektori i manastirit të San Markos, i cili gjatë konsultimit të arkivit historik...