“Balluku mbrohet në Parlament”/ Luan Baçi kundër shkrirjes së bashkive: Patosi dhe Divjaka nuk duhet të humbasin…

“Balluku mbrohet në Parlament”/ Luan Baçi kundër shkrirjes së bashkive: Patosi dhe Divjaka nuk duhet të humbasin…

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ndaj propozimit për riorganizimin territorial, duke shprehur kundërshtimin e tij për shkrirjen e bashkive Patos dhe Divjakë. Ai u ka bërë thirrje banorëve të dy bashkive që të kundërshtojnë këtë nismë, duke deklaruar se do të jetë në krah të tyre. Përmes një reagimi publik, Baçi tha se shqetësimi i qytetarëve është i drejtë dhe se bashkohet me kërkesën për të mos lejuar shpërbërjen e këtyre njësive vendore. Sipas tij, e njëjta situatë prek edhe bashki të tjera në vend, për të cilat opozita ka shprehur kundërshtim. Deputeti demokrat iu drejtua edhe 12 deputetëve të Partisë Socialiste të qarkut Fier, duke u kërkuar të bëjnë publik qëndrimin e tyre për propozimin dhe të sqarojnë nëse mbështesin bashkimin...