Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme: Po bisedojmë me autoritetet malazeze dhe kroate

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme: Po bisedojmë me autoritetet malazeze dhe kroate

Në kulmin e sezonit turistik, Ministria e Jashtme ka njoftuar se po bën çdo përpjekje që qytetarët, të cilët vijnë të pushojnë në Shqipëri, të mos përballen me radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar. Në një njoftim për mediat, Ministria pranoi se qytetarët po përballen me radhë të gjata në pikat kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi. Për këtë arsye, ajo po bisedon me autoritetet e këtyre vendeve për shtimin e kapaciteteve në pikat kufitare, me qëllim uljen e kohës së pritjes. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet, me synimin që kalimi i qytetarëve të jetë sa më i shpejtë dhe sa më i lehtë”, deklaron Ministria. Sipas qeverisë shqiptare,...