Shkrirja e Bashkisë Maliq/ PL thirrje banorëve: Mos heshtni, një vendim i tillë mund të dëmtojë brezat
Partia e Lirisë u ka bërë thirrje banorëve të Maliqit të ngrihen në protestë kundër ndarjaes së re të hartës territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe kalimin e saj te Bashkia Korçë. Përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale PL Maliq, thekson se çdo përpjekje për shkrirjen e Bashkisë Maliq në kuadër të një ndarjeje të re territoriale do të ishte një gabim i rëndë. Sipas kësaj force politike, një vendim i tillë do të largonte shërbimet nga qytetarët, do të rriste kostot ekonomike për familjet, do të vështirësonte jetën e banorëve të 81 fshatrave dhe do ta zbehte zërin përfaqësues të Maliqit. ‘Sot është koha të ngremë zërin. Të mos heshtim përballë një vendimi që mund të dëmtojë brezat që do...
Burimi:
syri.net