Albin Kurti negociata me LDK-në: Do shfrytëzojmë ditët para seancës, s’mund të parashikojmë rezultatin
Pas përfundimit të takimit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me bashkatdhetarë nga diaspora në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, kryeministri në detyrë Albin Kurti u pyet nga gazetarët lidhur me vijimin e bisedimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e institucioneve të reja. Kurti tha se do të shfrytëzohen ditët në vijim për të qenë sa më të përgatitur para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke theksuar se ende nuk mund të parashikohet rezultati i këtyre përpjekjeve. “Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti,...
Burimi:
vizionplus.tv