Maratona Enkelana rikthehet në Pogradec
Maratona Enkelana, një aktivitet sportiv që ndërthur garën me promovimin e turizmit dhe bukurive natyrore, rikthehet në Pogradec këtë fundjavë. Gjysmëmaratona zhvillohet përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u ofruar pjesëmarrësve një itinerar mes peizazheve të veçanta, ujërave të kristalta dhe panoramës së maleve përreth. Organizatorët kanë parashikuar dy kategori gare: gjysmëmaratonën 21.1 kilometra dhe garën 11.5 kilometra, duke u dhënë mundësi pjesëmarrjeje si vrapuesve me përvojë, ashtu edhe atyre që duan të provojnë për herë të parë një event të këtij lloji. Përveç sfidës sportive, aktiviteti synon të promovojë mikpritjen pogradecare, gastronominë tradicionale dhe potencialin turistik të zonës. Çdo pjesëmarrës që përfundon garën do të pajiset me medaljen zyrtare të Marathon Enkelana. Me moton “More than a...
Burimi:
kultplus.com