Mallakastra, ku sitet arkeologjike dëshmojnë pasurinë e traditës ndër shekuj

Mallakastra, ku sitet arkeologjike dëshmojnë pasurinë e traditës ndër shekuj

Mallakastra, qyteti në jugperëndim të Shqipërisë, po konsolidohet si një prej destinacioneve turistike që ndërthur historinë, trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj në kërkim të përvojave autentike. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë me ftesën për të gjithë që ta vizitojnë Mallakastrën. E njohur për kishat mesjetare, kështjellat dhe peizazhet karakteristike rurale, Mallakastra ofron një udhëtim në histori, ku monumentet dhe sitet arkeologjike dëshmojnë vlerat e pasura të këtij rajoni ndër shekuj. Krahas trashëgimisë kulturore, vizitorët kanë mundësi të shijojnë edhe gastronominë tradicionale të zonës, të bazuar në produkte vendase dhe receta të trashëguara brez pas brezi. Festat dhe aktivitetet kulturore të organizuara gjatë vitit promovojnë traditat lokale dhe i japin një tjetër dimension ofertës...