Lissus në fokus, modelimi 3D dhe kërkimet e reja mbi qytetin ilir
Nga Julia Vrapi Projekti “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)” synon përdorimin e teknologjive bashkëkohore, duke sjellë të dhëna të reja mbi zhvillimin e qytetit ilir. “Hartografimi dhe Dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik të Lezhës (Lissus)” mblodhi dhe Komisionin e përhershëm të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave, ku u paraqitën dhe rezultatet e këtij projekti në fushën e arkeologjisë. Lezha është një nga qytetet me potencial të lartë arkeologjik, që përbëjnë një vlerë të rëndësishme historike. Ndërsa projekti i prezantuar së fundmi ka si qëllim përdorimin e teknologjive bashkëkohore si drone, lidar, gjeofizikë, GIS dhe WebGIS për hartografimin, dokumentimin, modelimin 3D dhe kërkim-zbulimin arkeologjik të zonës së Lisit antik, duke sjellë të dhëna të reja dhe korrigjime mbi zhvillimin...
Burimi:
sot.com.al