Libri shqip si identitet, Panairi i Preshevës sjell në vëmendje rëndësinë e leximit
Nga Julia Vrapi Me temën “Libri dhe Tradita”, edicioni i dytë i Panairit të Librit në Preshevë u zhvillua si një hapësirë takimi për botues, institucione kulturore, autorë dhe lexues, duke promovuar librin, leximin dhe trashëgiminë tonë kulturore. Panairi këtë vit në edicionin e dytë u zhvillua përgjatë dy ditëve, ku morën pjesë në panair rreth 30 botues nga Shqipëria, Kosova të cilët iu bashkëngjiten botuesve preshevarë. Të mirëpritur nga kryetarja e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani nderuan panairin me pjesëmarrjen e tyre Presidenti i Shqipërisë, shkëlqesia e tij Z. Bajram Begaj, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit znj. Arta Marku, Ministrja e Kulturës e Kosovës znj. Saranda Bogujevci, Ambasadori i Shqipërisë në Beograd z. Bardhyl Canaj dhe personalitete të tjera. Arta...
Burimi:
sot.com.al