Koncerti legjendar i Queen në Budapest rikthehet në kinematë botërore pas 40 vjetësh
Koncerti historik i grupit britanik Queen, i mbajtur në Budapest në verën e vitit 1986, do të rikthehet në ekranet e kinemave dhe në formatin IMAX duke nisur nga 7 tetori, në një version të restauruar me cilësi 4K. I titulluar “Queen Budapest”, filmi sjell performancën e fundit të plotë live të grupit që është filmuar ndonjëherë. Koncerti konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme në historinë e muzikës moderne, pasi ishte spektakli i parë i një grupi perëndimor të rokut në një stadium përtej Perdes së Hekurt. Për të shënuar 40-vjetorin e këtij eventi, materiali është restauruar nga shiritat origjinalë 35 mm, ndërsa audioja është rimiksuar nga regjistrimet shumëkanalëshe origjinale nga ekipi i studios së Queen. Më 30 tetor do të publikohet edhe kolona...
Burimi:
kultplus.com