Koncerti “Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ” në qershor në Tiranë

Koncerti “Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ” në qershor në Tiranë

Koncerti “Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ” do të zhvillohet muajin që vjen në Tiranë, duke sjellë artistë të njohur në skenë. Mbrëmja muzikore sjell në Tiranë maestron Fio Zanotti, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës italiane, i njohur për bashkëpunimet e tij me artistë ndërkombëtarë si Adriano Celentano, Zucchero, Andrea Bocelli, Eros Ramazzotti dhe shumë të tjerë. Koncerti që sjell artistë të njohur do të mbahet më 12 qershor në mbrëmje në Qendrën Kulturore të Kompleksit të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Në njoftim rreth këtij koncerti, thuhet se përfaqëson një takim artistik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke festuar muzikën, identitetin dhe lidhjet kulturore mes dy vendeve. Fio Zanotti me një prani të gjatë në Festivalin e Sanremo-s, në vitin 1999 drejtoi...