Kitaristi Goran Krivokapic hap edicionin e dhjetë të “Albania Guitar Festival”  

Kitaristi Goran Krivokapic hap edicionin e dhjetë të “Albania Guitar Festival”  

“Albania International Guitar Festival” një nga ngjarjet e rëndësishme muzikore mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë. Festivali sjell në Shqipëri artistë me famë ndërkombëtare. Kitaristi i famshëm nga Gjermania, Goran Krivokapic do të hapë edicionin e 10-të të “Albania International Guitar Festival” me një performancë të jashtëzakonshme. Goran Krivokapic është fitues i disa prej konkurseve më prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë “Michele Pittaluga” në Alessandria, Itali, “Andrés Segovia” në La Herradura, Spanjë, Koblenz International Guitar Competition, si dhe Guitar Foundation of America- GFA. Koncerti i tij do të zhvillohet mbrëmjen e datës 22 maj salla “Tonin Harapi” në Tiranë. Si interpretues, ai është i ftuar rregullisht në festivale të rëndësishme ndërkombëtare si Festspiele Mecklenburg-Vorpommern, Festival Internacional de Música y Danza de Granada, Kotor Art, Koblenz International...