“Karakterin ‘popullor’ e bëri të pavdekshëm, lamtumirë… njeri”, Mevlan Shanaj reagon për ndarjen nga jeta të Birçe Hasko
Regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të skenës shqiptare Birçe Hasko. Shanaj shkruan se Hasko ishte një emër i madh i kinematografisë, një aktor që humorin, rreptësinë dhe mjeshtërinë e interpretimit e kishte pjesë të karakterit. Postimi i Mevlan Shanaj Ka ikur Birçe Hasko.Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm.Iku labi Birçe Hasko. Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit.Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit.Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI
Burimi:
javanews.al