UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën
Nuk ka të sosur beteja mes UEFA dhe FIFA, me të parën që do me çdo kusht ‘kokën në tepsi’ e kreut të së dytës. Lufta kundër Xhani Infantinos po ndizet gjithnjë e më shumë dhe tashmë në Angli janë publikuar detajet edhe për jetën e tij jashtë fushave të lojës, me një histori personale që lidhet me abuzimin me pushtetin të presidentit aktual të FIFA-s. Sipas “The Telegraph”, në periudhën kur ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s, në vitet 2009-2016, kishte marrëdhënie intime me një punonjëse të kësaj organizate dhe në fund për ta larguar nga puna, i kishin paguar asaj një dëmshpërblim gjashtëshifror. Sipas gazetës britanike, gruaja në fjalë kishte pasur një rol administrativ të thjeshtë në UEFA, por falë lidhjes...
Burimi:
javanews.al