Alarmet për sigurinë në Botërorin 2026, zbulohet plani për atentat ndaj Leo Messit

Alarmet për sigurinë në Botërorin 2026, zbulohet plani për atentat ndaj Leo Messit

Detajet e sigurisë nga Botërori i fundit i futbollit zbulojnë një tablo shqetësuese. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, një raport i policisë amerikane ka zbuluar ndërhyrjet e përbashkëta të FBI-së dhe IPCC-së (Qendra për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor) për neutralizimin e kërcënimeve me rrezik të lartë ndaj lojtarëve dhe arbitrave. Plani kundër Messit – Lojtari më i shënjestruar ishte Lionel Messi. Para ndeshjes së grupeve Argjentinë-Jordani, një telefonatë në aeroportin e Dallasit ngriti alarmin maksimal. Një burrë kërcënoi se do të hynte në stadium me dy bashkëpunëtorë, i armatosur me një pushkë sulmi AR-15 dhe bomba artizanale, duke e cilësuar hapur Messin si objektiv. Para 1/8 finaleve, Argjentinë-Egjipt, një person publikoi në rrjetet sociale: “Do të hyj në stadiumin e Atlantës dhe do ta hedh në...