Begaj në Panairin e Librit në Ulqin: Libri duhet të trajtohet si përparësi kombëtare
Me librin në qendër të vëmendjes, Ulqini mirëpret edicionin e 25-të të Panairit të Librit, një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të rajonit. Ky edicion mbledh autorë, botues dhe lexues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera, duke krijuar një hapësirë për promovimin e letërsisë, gjuhës dhe dialogut ndërkulturor. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili vlerësoi organizatorët për këtë nismë të kthyer në një mision kulturor, si dhe për zgjedhjen e Ulqinit si vend mikpritës të këtij aktiviteti. “Ulqini është një qytet me histori, me kulturë dhe me një traditë të vyer mikpritjeje. Një qytet ku shqipja është gjuhë e familjes, e kujtesës dhe e krijimtarisë”, tha ai. Duke theksuar rëndësinë...
Burimi:
sot.com.al