Spalletti: Nuk është i nevojshëm një sulmues që shënon 20 gola. “Europa League”, më impenjative se Champions-i

Spalletti: Nuk është i nevojshëm një sulmues që shënon 20 gola. “Europa League”, më impenjative se Champions-i

“Nga ndeshjet miqësore kuptohet se në ç’drejtim po shkon, nëse është i duhuri apo jo”. Luciano Spalletti i ka idetë e qarta përpara miqësores me Interin, të planifikuar të shtunën në orën 13:00, pak ditë pas fitores prestigjioze ndaj Chelsea, me golin e Zhegrovës. Në konferencën për shtyp, trajneri i Juventusit foli edhe për gjendjen e Yildiz: “Do të luajë më shumë se në ndeshjen me ‘Blues’, synimi është ta aktivizojmë për një pjesë ose pothuajse një pjesë. Interi është një skuadër shumë e fortë, do të na duhet të jemi skuadër në çdo moment të ndeshjes”. Për merkaton: “Circati? E konsideroj premtues, ndaj mund t’iu interesojë shumë klubeve. Tani kemi në mendje të bëjmë pak gjëra dhe shumë të përcaktuara. Ato nuk kanë të...