Zhegrova dhe goli që mund t’i ndryshojë jetën; Spalletti është dashuruar me… “zeppetta”

Zhegrova dhe goli që mund t’i ndryshojë jetën; Spalletti është dashuruar me… “zeppetta”

Si një rrufe, goli ndaj Chelsea mund t’i ndryshojë fatin Edon Zhegrovës te Juventusi. I shpejtë dhe shpërthyes si vetë ai, por që në vitin e parë bardhezi e pa realitetin me nuanca të zbehta. Disa shpërthime të menjëhershme, që u ndriçuan sytë tifozëve, por pak konkretizim, me asnjë gol në fund të sezonit të tij të parë në Itali. Madje, goli që ndikoi më shumë në aventurën e Zhegrovës te Juventusi ishte ai i gabuar në ndeshjen “play-off” ndaj Galatasaray, një barrë që kosovari e mbajti gjatë gjithë pjesës tjetër të sezonit. Tani, një gol i mrekullueshëm mund të përfaqësojë një tjetër kthesë, këtë herë pozitive, për një lojtar që kishte impresionuar menjëherë Spallettin me cilësitë e tij: “Më ka impresionuar për shpejtësinë që...