“Thurja e Qilimave”, një ekspozitë mes trashëgimisë artizanale dhe transformimit të pasurive të konfiskuara

“Thurja e Qilimave”, një ekspozitë mes trashëgimisë artizanale dhe transformimit të pasurive të konfiskuara

Tradita dhe mjeshtëria artizanale shqiptare vijnë në fokus të ekspozitës “Thurja e Qilimave”, e çelur në ambientet e “Publik Galeri” në Tiranë. Përtej vlerës artistike, ekspozita përcjell një mesazh mbi përdorimin me qëllim publik të pasurive të konfiskuara, duke i shndërruar ato në hapësira prodhimi, kulture dhe bashkëpunimi. Punimet e grave artizane të “Tradita ime Artizanale” sjellin për publikun jo vetëm bukurinë dhe simbolikën e qilimave tradicionalë, por edhe një shembull konkret të mënyrës se si këto pasuri mund të kthehen në mundësi zhvillimi social dhe ekonomik. Ekspozita zhvillohet në një hapësirë të dedikuar artit, kulturës dhe aktiviteteve komunitare, e ngritur po në një pasuri të konfiskuar dhe e administruar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Ajo krijon një...