E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

Edhe pse Barcelona po tregohet e shfrenuar në merkaton e verës, ku ndodhet pranë nënshkrimeve të Rodrit dhe Julian Alvarez, në krahun tjetër nuk i mungojnë surprizat edhe me largimet. Ferran Torres që shënoi golin e trofeut të Kupës së Botës kundër Argjentinës ndodhet një hap nga largimi, teksa sot njoftohet se edhe kapiteni Ronald Araujo ka gati valixhet. Qendërmbrojtësi do të largohet nga Barcelona për të luajtur në huazim te Liverpuli në këtë sezon dhe klubi anglez ka një opsion blerjeje jo të detyrueshme për futbollistin të cilit do t’i paguajë rrogën e plotë në këtë edicion. Largimi i mbrojtësit uruguaian vjen si një surprizë, pak më shumë se dy javë para ndeshjes së parë të Barcelonës në kampionat kundër Elçe më 23 gusht,...